Sukseset nuk kanë të ndalur për stilisten shqiptare, Nensi Dojaka. Pas u shpall fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj, ajo ka fituar mbrëmë çmimin tjetër prestigjoz, British Fashion Award. Në këtë mënyrë, Nensi është shpallur stilistja e vitit në Britaninë e Madhe.
Pas këtij lajmin fantastik, ka qenë kryeministri Edi Rama që e ka uruar përmes një foto të publikuar në “Facebook”.
“Pas çmimit prestigjioz të Luis Vuitton për stilistët e rinj Nensi Dojaka, ylli shqiptar i modës, ka fituar mbrëmë çmimin tjetër prestigjoz, British Fashion Award, duke u shpallur stilistja e vitit në Britaninë e Madhe
Urime nga zemra dhe krenar për ty Nensi”, ka shkruar ai krahas fotos.