E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, mjekja infeksioniste Migena Qato, tha se situata me pandeminë në spitalin Infektiv, vijon të jetë situatë shqetësuese.
“Shifrat e larta të Covid nuk janë më risi, edhe këto ditë, ka shifra të konsiderueshme të paraqitjes në spital, rreth 20, dhe janë forma mbi mesataren deri te format e rënda. Muajt e fundit jemi përballur me të gjitha grupmoshat. Gjendja në spital është me pacientë të gjitha moshave, me insufencë respiratorë. Jemi më një kapacitet të plotë të spitalit.” u shpreh ajo, ndërsa theksoi se rastet e shtrimeve në spital, janë kryesisht të pavaksinuar.
“Rastet në spital janë kryesisht të pavaksinuar, rreth 95 % e tyre. Janë ky grup pacientësh që po paraqet forma të rënda klinike.” u shpreh doktoreshë Qato.
“Rinfektimet janë të pranishme, dhe të pashmangshme në këtë kohë. Përvec vaksinimit, duhet dhe ndërgjegjësim i vazhdueshëm, nëse je në ambjente të mbyllura, mos të bjerë vigjilenca, është shume e rëndësishme.
Asnjë vaksinë s’mund të konsiderohet 100% efikase. Detyrë e rëndësishme e vaksinës, është të parandalojë format e rënda e të shmangë fatalitetin. Në rastin e covidit, ka një dilemë të madhe. Edhe nëse nuk është 100% efikase, në po e shohim përditë, unë jam dëshmitare e cdo pacienti të vaksinuar që covidin po e kalon në mënyrë më të lehtë klinike.” u shpreh Qato.