Pirja e kafesë çdo katër orë ndihmon në përmirësimin e çrregullimeve emocionale sezonale, sugjeron një studim i ri. Ekipi i studiuesve në Universitetin e Katanias në Itali zbuluan se konsumimi i 75 mg kafeinë, e barabartë me një filxhan kafe mund të përmirësojë humorin gjatë ditës.

Gjetjet treguan gjithashtu se marrja e rregullt e kafesë mund të rrisë vigjilencën dhe të përmirësojë sjelljet njohëse. 20 përqind e pjesëmarrësve thanë se ndjenin se humori i tyre u përmirësua pas pirjes së kafesë. 29 përqind ndiheshin më energjikë, ndërsa 21 përqind ishin më vigjilentë dhe përqendroheshin më mirë.

Studiuesi Giuseppe Grosso tha se ka prova që sugjerojnë se mikronutrientët në kafe mund të ndihmojnë përgjigjen neuroinflamatore të trupit. “Ka prova që polifenolet e kafesë mund të kalojnë pengesën gjaku-tru, të ushtrojnë efekte anti-neuroinflamatore dhe madje të nxisin neurogjenezën, duke rezultuar në uljen e rrezikut të çrregullimeve njohëse dhe afektive,” tha ai.