Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar me përfaqësues të bizneseve deklaroi se është punuar intensivisht nga të dyja administratat, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë për të skanuar zbatimin e marrëveshjeve të bëra në këto vite.
“Aktet e përbashkëta me administratat tona doganore reduktojnë koston për bizneset e Kosovës që tranzitojnë përmes Shqipërisë. Besoj që marrëveshja për lehtësimin e tregtisë mes palëve do të bëjë lehtësimin e të gjithë procesit në doganë për hyrjen e dhe daljen e mallrave. Mallrat , fruta perime do të kenë lehtësim drastik, do të realizojmë atë që është kërkesë legjitime. Kemi bërë njohje reciproke të licencave të regjistrimeve doganore. Përcaktimi që në zonën doganore në Portin e Durrësit dhe Porto Romano besoj që është një lajm pozitiv. Për barrierat jo tarifore jemi të vetëdijshëm që është bërë progres , por ka ende problematika. Ulja e nivelit të kontrollit në skanim vetëm 10% , në bazë risku ose siç e quajmë ndryshe në bazë të kanalit të kuq që e lehtëson ndjeshëm problematikën. Njohja reciproke e plumçave është një nga problemet që kemi pasur…Këtu janë udhëzuar agjencitë doganore që ta rregullojnë çështjen. Njohjen e ndërsjellë të certifikatave veritanare-fitosanitare. Mirë që kemi problem me BE që nuk ka integron delet tona, por që ne të mos integrojmë delet e njëri-tjetrit është pak e tepërt dhe natyrisht është edhe një burim humori. Por është më shumë një humor nga e keqja dhe këtë të keqe tani e kemi hequr këtë të keqe.
Ndërkohë kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij tha se është me rëndësi që të hiqen të gjitha barrierat dhe të ketë një mbështetje më të lartë në fushën e inovacionit.
“Falënderoj qeverinë e Shqipërisë për organizimin e këtij takimi. Të dy vendet tona kanë kaluar nëpër sfida të ndryshme. Lidhshmëria jonë historike, kulturore e gjuhësore janë nyje kryesore për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Ne e dimë që ekonomia jonë është e ndikuar nga ekonomia e jashtme dhe kjo na bën që të tregohemi të kujdeshmëm, Vizioni dhe programet e dy qeverive është me rëndësi t’i përkthejmë në zbatime të rëndësishme. Eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë janë rritur me 257% . Së pari meritën duhet tua atribuojmë vetëm bizneseve tona dhe po ashtu meritë kanë prodhuesit dhe eksportuesit. Kujtoj se barrierat nuk kanë qenë të pakta, Tani është koha që dy shtetet të bëjnë më shumë, të kemi zotime për heqjen e të gjitha barrierave tarifore. Është thelbësore të mundësojmë lëvizjen e lirë të punëtorëve. Ne jemi zotuar që të gjitha barrierat do të hiqen për punëtorët që vijnë nga Shqipëria”, tha Kurti.