Kryeministri Zoran Zaev nuk do të marrë pjesë në takimin e radhës të “Open Balkan” që do të mbahet më 3 dhe 4 nëntor në Beograd pas dorëheqjes mbrëmjen e të dielës.
Por Republika e Maqedonisë së Veriut në këtë takim do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.
“Nxitja e bashkëpunimit rajonal përmes iniciativës “Open Balkan”, vazhdon në Beograd më 3 dhe 4 nëntor 2021, në këtë takim në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të merr pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov”, thuhet në njoftimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane