Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar takimin e kongresmenëve amerikanë me kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha, që u zhvillua sot.
Ajo theksoi se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë të forta dhe e tejkalojnë politkën partiake.
“Faleminderit @SenJoniErnst @RepSlotkin @RepDavidValadao @RepLaTurner për vizitën në Shqipëri. Takimet me @ediramaal & @lulzimbasha_al tregojnë se marrëdhënia Shqipwri- SHBA tejkalon politikën partiake. SHBA kërkoi përparim në sundimin e ligjit, duke vënë në dukje se ai do të tërheqë investimet në biznes“, tha Kim.