Tre fëmijë kanë përfunduar me djegie të rënda në spitalin pediatrik të Sydeny, pasi u përpoqën të bënin ‘Dalgona’.
Për të gjithë ju që nuk e dini se çfarë është ‘Dalgona’. Ëmbëlsira fitoi popullaritet masiv nga seriali ‘Squid Game’, duke i shtyrë fansat të merrnin pjesë në sfidën ‘Dalgona Candy’.
Në një paralajmërim të publikuar nga rrjeti i spitaleve të fëmijëve të Sidneit, personeli mjekësor u kërkoi prindërve që të ishin vigjilentë ndaj fëmijëve të tyre të cilët tentojnë të bëjnë këtë ëmbëlsirë në shtëpi.
Fëmijët filluan të sajojnë ëmbëlsirën e sheqerit të shkrirë në shtëpi, në mënyrë që njësoj si në lojë, të shkëpusnin një formë brenda saj, pa e thyer ëmbëlsirën.
Sado e pafajshme që mund të duket loja, ajo paraqet një rrezik të konsiderueshëm për t’u djegur, sipas fjalëve të Dr Erik La Hei. Ndërsa sheqeri shkrihet në një temperaturë më të lartë se ajo që nevojitet për të zier ujin, përzierja për të krijuar ëmbëlsirën është një kombinim i rrezikshëm i të qenit e nxehtë dhe e ngjitshme, duke shkaktuar djegie më të thella dhe më serioze.
Vetëm në muajin e fundit tre fëmijë janë dërguar me urgjencë në spital me djegie të shkallës së tretë, ndërsa incidente të ngjashme janë nga përpjekjet e kopjimit për të bërë ëmbëlsirën janë regjistruar edhe në vende të tjera të botës.