Kryeministri Edi Rama tha se tregu i përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës është një proces në shumë akte dhe se kjo do të garantojë lëvizjen e lirë, të njerëzve, mallrave, kapitaleve e shërbimeve.
‘Tregu i përbashkët është një proces dhe jo një akt, është me shumë akte. Do të thotë garantojmë lëvizjen e lirë, të njerëzve, mallrave, kapitaleve e shërbimeve. Edhe marrëveshja për doganat është një tjetë akt për njësimin e tregut dhe që zbatohen. Lëvizja nga pika në a në pikën b dhe anasjelltas, dhe kjo vlen edhe për gjithë rajonin, të jetë një lëvizje e pandërprerë. Pavarësisht e kalon nga një shtet në një shtet tjetër, nga pikpamja praktike ti nuk sheh ndryshim. Dokumentet e nisjes janë të mjaftueshme të mbërrish në pikën tjetër. Të gjitha çojnë tek korniza e përbashkët, ku ne kemi as kufij fizik as burokratik. Është një mori aktesh, krijimin e një hapësire të përbashkët të integruar totalisht. Në rastin e Kosovës shkon përtej tregut. Pasi nuk kemi një marrëdhënie është e natyrës, sociale, por më e gjerë, shkon përtej tregut të përbashkët.’- tha Rama