Ditën e sotme në media qarkulloi lajmi, shoqëruar edhe me foto, ku deputeti Gjekmarkaj dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike po drekonin në një nga baret më të shtrenjta të Milanos.
I kompromentuar nga fotot, Gjekmarkaj ka pranuar se ka qenë në Milano por është shprehur përmes një shkrimi të tijin, duke u justifikuar, se ka qenë në supermarketin “Rinascente” në një prej dyqaneve ‘Zara’.
“….ishim në tarracen e supermarketit “Rinascente” një dyqan që shet rroba të të gjitha markave nga më të shtrenjtat ku një pjese e tyre “Zara” më e lira është kudo edhe në Tiranë”, u justifikua Gjekmarkaj.
Por pretendimi i Gjekmarkajt rezulton mashtrim sepse nëse i hedh një sy qendrës “Rinascente” nuk figuron të ketë dyqan ‘Zara’.
Fakti që Gjekmarkaj dhe kolegët e tij deputetë të Partisë Demokratike frekuentojnë ambiente të shtrenja e luksoze mesa duket nuk u mjafton, por u duhet edhe të përdorin manipulimin si argument për t’u dukur sa më të thjeshtë para shqiptarëve. (Lexo.al)