Ka nisur sot puna në kantierin e ri për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Të pranishëm në kantier janë edhe Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Kreu i ekzekutivit shprehet se ky investim është një vepër madhore, e cila ngre në një nivel tjetër rrjetin infrastrukturor të vendit, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit në bregdetin jonian dhe rritur cilësisht sigurinë për të gjithë udhëtarët vendas e të huaj, në mbështetje të zhvillimit të mëtejshëm turistik të Shqipërisë. (Lexo.al)