Kryeministri Edi Rama ka reaguar për krimin makabër të ndodhur në Fier, ku një 8-vjeçar u vra me lopatë nga fqinji i tij dhe më pas u mbulua me baltë.
Gazetarët e kanë pyetur Ramën nëse do kthehet dënimi me vdekje për këto raste, por sipas Ramës kjo nuk do të zgjidhte problemin.
Pyetje: Kur ka ngjarje të tillë, opinioni publik, kërkojnë dënimin e rikthimit me vdekje. Por duke pasur parasysh që mostra të tilla nuk do mungojnë. A do rishikohet kodi penal për pedofili dhe vrasje të këtij lloji. Të ketë burgim të përjetshëm. Dhe a do shikohet reforma për institucionet për kujdesin mendor. Nuk ka rehabilitim për ta.? Rama: “E mirëkuptoj këtë reagim në emocionet shumë ekstreme të momentit nga një pjesë e madhe e shoqërisë, por çështja e dënimit me vdekje është adresuar kohë më parë, nga të gjitha vendet e BE dhe më gjerë. Dhe në adresimin e kësaj çështje ka pasur një proces të gjatë kur janë hedhur nga vendet e para për heqjen e këtij dënimi. Bazuar në shumë analiza dhe shumë fakte. Kanë folur qartësisht që jo vetëm në aspektin moral të një shoqërie, por edhe në aspektin praktik, dënimi me vdekje nuk i bën të pa evitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla.”
“Dënimi me vdekje nuk është i mundur dhe as nuk është shkop magjik për të parandaluar këto ngjarje. Këto ngjarje ndodhin në të gjitha shoqëritë.”