Nga Vlora ku prezantoi ligjin e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama u shpreh se 2022 do të jetë viti i mbylljes së sporteleve. Rama paralajmëroi sanksione edhe financiare për vonesat në përgjigje ndaj qytetarëve, pjesë e të cilave tha kreu i qeverisë do të jenë edhe titullarët jo vetëm punonjësit.

“Ajo që ne mësuam në 4 vite ishte se nga njëra anë një numër shumë i madh qytetarësh mbeteshin skeptikë. Ne hartuam ligjin e bashkëqeverisjës që u miratua në mbledhjen e parë të qeverisë u miratua nga Kuvendi, u kthye nga zyra e presidentit për arsyet e mosarsyes dhe do të rivotohet menjëherë duke futur edhe dy elementë të tjerë të rëndësishëm. Ne të kaluar ligji cdo zyrtar i shtetit që identifikohet si fajtor në vonesën e përgjigjes do sanksionohet financiarisht dhe sanskionet do prekin edhe titullarin si një hap i parë, për largimin nga detyra deri në ndjekje penale.

një numër i madh cështjesh ankesash lidhen me domosdoshmërinë e një procesi gjyqësor. Ndërmjetësimi mundëson një fazë paraprake në kërkim të një zgjidhje miqësore mes palëve për të qenë në krah të qytetarët. Platfmora nuk është një mekanizëm që zëvendëson gjykatën.

Shërbimet publike me dokumente online. Sot duke investuar në gjithë këto vite dhe duke u angazhuar për një revolucion dixhital në këtë vend kemi arritur të kemi një mekanizëm pa dalë nga shtëpia, për 95% të shërbimeve që japin sot zyrat e shtetit.” u shpreh ndër të tjera Rama.