Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se në faqen zyrtare të DPSHTRR ka dalë online Libërthi i Shoferit për Sigurinë Rrugore. Ky libërth edukativ synon të ndihmojë drejtuesit e mjeteve të cilëve u janë konstatuar shkelje në drejtimin e mjetit ose të orientojë ata që janë në proces rinovimi për të rifreskuar njohuritë.
Postimi i plotë:⚠️ “TË UDHËTOJMË TË SIGURT” – Del online në faqen zyrtare të DPSHTRR Libërthi i Shoferit për Sigurinë Rrugore!
? “Të udhëtojmë të sigurt” është një libërth edukativ i cili synon të ndihmojë drejtuesit e mjeteve të cilëve u janë konstatuar shkelje në drejtimin e mjetit ose të orientojë ata që janë në proces rinovimi për të rifreskuar njohuritë. Faza e parë e këtij Pit Stopi Edukativ është përvetësimi i njohurive teorike të kandidatëve dhe njohja me aktet ligjore dhe normat e sjelljes në rrugë për promovimin e sigurisë rrugore. DPSHTRR po punon për informatizimin e pyetësorit dhe modulit të gjenerimit automatik të aplikantëve, për rrugë më të sigurta e qytetarë më të informuar e të përgjegjshëm në drejtimin e mjetit.
? Ky libërth mund të shkarkohet në faqen zyrtare të DPSHTRR për të gjithë të interesuarit që duan të rifreskojnë njohuritë e përgjithshme në çdo kohë.
©️ DPSHTRR – Të gjitha të drejtat të rezervuara!
ℹ️ Libërthi edukativ do të ofrohet pa pagesë në sportelet e drejtorive rajonale të DPSHTRR për të gjithë kandidatët që pajisen për herë të parë me leje drejtimi dhe për të gjithë drejtuesit e mjeteve që rinovojnë lejen e drejtimit! 112 faqe material edukativ.
❌ Ndalohet shitja e këtij libërthi nga çdo subjekt!
? Linku i shkarkimit të libërthit: https://www.dpshtrr.al/sites/default/files/downloads/botime/liberth.pdf
#AutomotorizimiShqiptar #DPSHTRR #MIE #EdukimMbiSigurinëRrugore