Sali Berisha do të kërkojë të konfirmojë nesër në bazën e Partisë Demokratike shkarkimin e Lulzim Bashës.
Kjo do të bëhet përmes një referendumi, në të cilin janë thirrur 76 mijë anëtarë.
“Nga ora 8 mëngjesit 106 QV në 71 degët e PD do jenë të hapura”. Anëtari i Komisionit për Rithemelimin e PD-së, shpjegon ku do të votohet në ato zona kur kryetarët e degëve janë me Lulzim Bashën.
“Ka problem me drejtuesit qe zoti Basha la dhënë urdhër për të ndërruar bravat, kjo situate është e zgjidhur aty ku janë mbyllur bravat do ketë ambiente ngjitur ku ne do kemi sekretarin e degës ose nënkryetarin e degës”
Sali Berisha nuk do të votojë në Selinë Qendrore, siç do të bënte në kushte të zakonshme.
“Duke qenë se në selinë e PD është uzurpuar nga njerëz të armatosur për të shmangur çdo provokim apo i incident kemi vendosur që këshilli kombëtar dhe dega dy këtë herë s’do votojnë në seli por në ambientet e bar Amerikës ngjitur me ambasadën amerikane, aty do votojë dhe zoti Berisha”
Grupimi i Foltores ka këtë mesazh për ata që mendojnë se mund të ketë përplasje mes demokratëve të Bashës dhe Berishës.
“Basha se kupton qe referendumin se ndalon as me vule dhe as me brave, kjo është çështje shumice. Ne s’na intereson incidenti dhe konflikti se kemi shumicën”
Demokratët e thirrur për votim, do të jenë të njëjtën që votuan në 13 qershor për Lulzim Bashën kryetar.
“Është e njëjta listë anëtarësie me 13 qershorin, kushdo që vjen me një teser mblidhen dhe njësohet Nr i anëtarësisë 76 mijë”
Foltorja pas të shtunës do të angazhohet për të përgatitur protestën kundër Vuçiç ditën e hënë.