Policia e Shtetit ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar duke hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pak çaste më parë u shpreh se uniformat blu dhe ato të RENEA-s kanë rrethuar Partinë Demokratike, gjë të cilën sipas tij e ka kërkuar Basha.

Në reagim hidhet poshtë kategorikisht pretendimi i Berishës teksa sqarohen qytetarët se asnjë forcë e Policisë së Shtetit nuk ka qenë brenda territorit të Partisë Demorkatike dhe se asnjëherë nuk do përfshihen në debatet e brendshme të partive politike.

Reagimi i plotë:

Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës.

Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.

Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik.

Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike. (LEXO.AL)