Në Angli të gjithë personat e moshës mbi 30 vjeç do të mund të rezervojnë nga nesër dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 në shërbimin e rezervimit të NHS, shërbimin shëndetësor publik.

Kjo mundësohet vetëm për ata që kanë kaluar periudhën dymujore nga doza e dytë dhe për të marrë përforcuesin pas të paktën 91 ditësh.

Një përshpejtim ky nga frika që lidhet me rritjen marramendëse të infeksioneve të variantit Omicron në Britaninë e Madhe, veçanërisht në Angli.

Ndërkohë, sipas një hulumtimi nga profesori afrikano-jugor, Alex Sigal nuk ka asnjë arsye për të besuar se vaksinimi nuk mbron nga infeksioni me variantin Omicron.