Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 42 raste të reja me COVID-19.

Raste të humbjes së jetes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar tetë pacientë. Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 3 mijë e 500 mostrave.
“Nga 3.561 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nga 30 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 8 raste me variantin Omikron (5.1.1.529). Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.041. Në total numri i rasteve aktive është 453”, ka njoftuar Ministria.