Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka komunikuar vendimin e marrë për të furnizuar Kosovën me energji më 31 dhjetor dhe 1 janar.
Balluku: Kryeministri Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme përsa i përket përballimit të krizës energjetike në Kosovë më 31 dhjetor dhe 1 janar. Kemi angazhuar të gjithë burimet njerëzore për të gjetur një zgjidhje dhe për të furnizuar Kosovën në këto ditë shumë të rëndësishme.
Në total do të japim 7680 MWH që do të kthehen në formën e depozitimit, pra pa asnjë efekt financiar për Republikën e Kosovës duke kërkuar që t’i rikthehen Shqipërisë gjatë sezonit veror kur kushtet hidrike bëhen të vështira. Pra kjo depozitë që do të dorëzohet brenda këtij muaji do të kërkojmë të na kthehet gjatë stinës së verës, nga muaji qershor deri në shtator.
Sot ka qenë në parlament për një debat mbi energjinë. Kriza energjetike ka prekur të gjithë botën. Në ditët në vijim do të flasim më gjerë edhe për abonentët që janë të lidhur me rrjetin e tensionit të mesëm se i detyron të dalin në tregun e lirë por në kushte kaq të vështira, qeveria shqiptare po analizon dhe po merren masat e duhura dhe për këtë target grup. Është detyrë e jona që ti ofrojmë vëllezërve tanë që të kenë shërbim. Me porosi të veçantë nga kryeministri. Do të ofrojmë shërbim të pandërprerë në çdo skaj të Shqipërisë.