Më 5 gusht 2021, Barcelona njoftoi se bisedimet e tyre për të rinovuar kontratë me Lionel Messi ishin ndërprerë dhe se argjentinasi do të largohet nga Camp Nou pas 17 sezoneve.
Katalanasit nuk ishin në gjendje të mbanin yllin e tyre për shkak të problemeve të tyre financiare dhe kufizimeve që u ishin vendosur si rezultat.
Pesë ditë më vonë, Messi iu bashkua Paris Saint-Germain, shkruan Gazeta Express.
Dalja e Cristiano Ronaldos nga Juventus ishte disi ndryshe. Siç ka ndodhur në Real Madrid, lojtari vendosi se e kishte përmbyllur aventurën në Torino dhe donte një sfidë të re, duke finalizuar përfundimisht një lëvizje te Manchester United më 27 gusht, pasi kishte filluar sezonin me Juventusin tashmë.
Katër muaj pas të dyja lëvizjeve, ish-klubet e tyre e kanë kuptuar se jeta pas superyjeve nuk është e qetë. Si Juventusi ashtu edhe Barcelona janë shumë larg arritjes së objektivave të tyre për sezonin dhe rasti i katalanasve është edhe më i rëndë pasi kanë rënë nga Liga e Kampionëve.
Barcelona po “ngrin” pa Messin
Pas 17 sezonesh, Barcelonës iu desh të përballonte jetën pa Lionel Messin. Ata kishin Ronald Koeman në pankinë, Antoine Griezmann gjithashtu ishte larguar dhe ata nënshkruajtën me Luuk de Jong, sulmuesin rezervë të Sevillas.
Pak nga pak skuadra u përkeqësua. Ata mbetën pa ide, pa ritëm, pa qëllime dhe pa qëndrim.
Edhe tani me Xavi Hernandez, Barcelonës diçka i mungon. Ata nuk kanë një golashënues dhe Sergio Busquets është lideri i mesfushës së tyre, pavarësisht se është shumë larg nga forma më e mirë e tij.
Marc-Andre ter Stegen gjithashtu ka pasur vështirësi dhe shumë lojtarë kanë pasur problemet e tyre.
Gjërat janë përmirësuar pak nën drejtimin e Xavit, por ish-mesfushori ka shumë punë për të bërë dhe pjesa më e madhe e gjërave pozitive në Camp Nou janë paraqitjet e lojtarëve të rinj si Ansu Fati, Pedri dhe Gavi.
Juventusi i braktisur nga Cristiano
Cristiano Ronaldo shënoi 101 gola në 134 paraqitje për Juventusin dhe këta gola patën peshë pavarësisht kritikave të portugezit në Itali. Ata mbajtën Alvaro Morata-n, por spanjolli nuk është as afër nivelit të Cristiano Ronaldos.
Juventusi ka pasur problemet e veta dhe ata filluan në mënyrë të tmerrshme. Ata janë përmirësuar që nga fillimi i tyre i tmerrshëm i sezonit dhe tani janë të pestët, por janë 12 pikë larg liderit Inter dhe nuk kanë aspirata për titull këtë sezon.
Te dyja në rindërtim
Si Barcelona ashtu edhe Juventus tani po ndjekin rrugë të ngjashme.
Katalanasit kanë një skuadër të talentuar, por i mungon një golashënues dhe do të shpresojnë që Ferran Torres të mund ta trajtojë këtë, ndërkohë që do të vazhdojë të ëndërrojë nënshkrimin e Erling Haaland.
Ndërkohë, Juve ka Paulo Dybala në krye të linjës së tyre, por ka shumë boshllëqe për të mbushur në fusha të tjera të skuadrës. Ata janë shumë larg sfidës për titullin e Serie A në gjendjen e tyre aktuale.