ryetari i PD-së, Lulzim Basha ka marrë fjalën në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ai është shprehur se se është koha e disa të vërtetave të mëdha që nuk janë thënë deri tani.
“E nis më një falënderim nga zemra për 3 parafolësit, 2 dhjetoristët dhe themeluesin. Ky është organizimi i madh i Kuvendit Kombëtar të demokratëve. Shpreh kënaqësinë nga zemra, tek ju shoh të gjithëve bashkë në një ditë kur kemi shumë për të bërë.
Vëllezër dhe motra nuk kemi ardhur këtu për t’i rrahur shpatullat kryetarit. Jemi mbledhur për të thënë të vërteta që kemi kohë pa i shqiptuar, por vetëm i kemi belbëzuar. Sot jemi mbledhur në emër të së vërtetës, sepse e vërteta është e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë”, tha Basha.