Lulzim Basha ka paralajmeruar Berishen se nuk do te lejoje qe t’ju preke askush demokrateve nje fije floku, vetem pse jane kunder tij.

Pyetje: Shumë veta mendonin se Berisha këto dy-tre ditë do të ndodhte qameri, nuk ndodhi as të nesërmen, sot. Askush nuk ka dyshime tek aftësitë e ish-kryeministrit për të bërë rrëmuja…ai është mbreti i kaosit…. Çfarë e bëri Sali Berishën dhe mbështetësit e tij të mos bënin atë që shumica kishin frikë se mund të ndodhte atë natë?

Lulzim Basha: Unë mund t’ju them se ashtu siç kam deklaruar, PD-ja është gati t’i përgjigjet çdo situate, e mira është që mos cënohet asnjë fije floku, të mos thyhet asnjë xham, sepse demokratët nuk kanë sherr mes veti. Ne jemi në një tollovi për shkak të një realiteti paralel që Berisha zgjidhi të krijjë. Ai është shpallur non-grata dhe për herë të fundit e tha edhe Escobar. E vërteta nuk është ajo që thotë Sali Berisha.

Krijimi i një realiteti paralel për të përplasur demokratët është faji më i madh i Sali Berishës. Dhe madje më i madh se sa ur tha se këtë çështja do ta ndiqte personalisht e nuk do të përfshinte asnjë demokrat. Por i përfshiu. Janë në një gjendje të rëndë, edhe ekonomikisht, edhe psikologjikisht, dhe në një moment del dikush dhe u thotë rruga jam unë. Duhet të ishte ndalur në një moment dhe duhet ta kishte bërë realitet fjalën që u tha. Do të shmangim çdo provokim e nuk do të lejojmë që demokratët të përdoren mish për top.