Kreu i PD-së, Lulzim Basha, një ditë pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar dhe referendumit për shkarkimin e tij, me anë të një videomesazhi thotë se demokratët zgjodhën të ardhmen dhe jo të shkuarën, referuar Sali Berishës.

“Çfarë ka ndodhur pas 9 shtatorit padiskutim po na ndryshon. Dhe ne sot zgjedhim që të na ndryshojë për mirë. Sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër!
Ndaj edhe ky Kuvend zhvillohet si një akt i vetëdijshëm, i një përgjegjësie të lartë nga ana e Partisë Demokratike për një moment jetik, thelbësor dhe pa të dytë në historinë tonë që nga themelimi.
Ne jemi partia e parë opozitare, partia e shpresës të shqiptarëve dhe pa asnjë diskutim na takon të jemi aty ku dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve ju takon të jenë, te pozita e natyrshme në qytetërimin perëndimor.
Ky Kuvend i jashtëzakonshëm mblidhet për të vendosur më qartë se kurrë dhe dua ta dëgjoj me shumë se kurrë nga delegatët: A do të zgjedhim të ardhmen? PO!”, thotë Basha.
Trazirat brenda PD-së u thelluan akoma edhe më shumë një ditë më parë, pas mbajtjes së referendumit për shkarkimin e Bashës, ku votuan pro rreth 44 mijë demokratë.
Ndërsa në të njëjtën kohë u mbajt edhe Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Basha, ku u miratua rezoluta e Këshillit Kombëtar.
Sipas rezolutës, mbledhja e Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha është e jashtëligjshme dhe vendimet e saj janë nul dhe nuk kanë asnjë vlerë politike apo ligjore për PD.
Por kjo nuk e stopoi aspak Berishën, i cili pas daljes së rezultateve të referendumit, shkoi në selinë blu bashkë me dhjetëra mbështetës të tij, ndërsa brenda godinës po mbahej mbledhja e Kryesisë së partisë.
Problemet e brendshme brenda Partisë Demokratike u thelluan pasi Basha përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së, Berishën, pas shpalljes së tij ‘non grata’ nga SHBA-ja. Pas kësaj ngjarje ish-kreu i PD-së nisi mbajtjen e Foltoreve në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa