Kryeministri Edi Rama në takimin e parë sensibilizues për Bashkëqeverisjen si mekanizëm i ri detyrues ligjor, për ta çliruar qytetarin nga pesha e administratës, duke i dhënë akses të plotë në shërbimet administrative përmes smartfonit apo kompjuterit dhe duke e përballur administratën me pasojat e çdo vonese në shërbimin ndaj qytetari.
“Një nga shqetësimet tona është marrëdhënia e qytetarëve me administratën, problematika e ryshfeteve për të marrë shërbime në administratë. 90% të problematikës kemi në dorë që ta zgjidhim më pak vullnet të mirë dhe gatishmërinë e qytetarëve, për të bërë një ndryshim të thjesht n këto marrëdhënie duke mos shkuar në zyra, 1200 shërbime që merren nga telefoni ose kompjuteri, që do të thotë se nuk është e nevojshme për të shkuar në asnjë zyrë apo për të njohur ditë apo për të pritur në radhë. E-Albania është një emër i njohur për të gjithë, ku një masë e madhe e qytetarëve u njohën me këtë portal nga halli për shkak të pandemisë, nëse nuk do kishte ndodhur kjo një pjesë e qytetarëve nuk e dinin. 2.3 mln të regjistruar, 95% e shërbimeve online “, tha Rama.
“Edhe hipoteka dhe legalizimi të vijë në kompjuter pa pasur nevojë për letër fizike! S’ke nevojë për mik, e shok, për askënd. Ke afatin e marrjes së përgjigjes, nëse nuk të erdhi përgjigja në afat, ti ke në dorë me ligj që e vë në lëvizje ligjërisht administratën për pronën tënde, duke përdorur bashkëqeverisjen. Kjo platformë bën të mundur qenë se nuk reagon adminitrata, lë gjumë dhe nëse kjo i mbetej qytetarit nëse ankohej ose jo, tani vihet menjëherë mekanizmi i kontrollit. Kjo është një çështje që në ligjin e ri përcaktohet i përgjegjësisë së administatër dhe ka sanksione për personat përgjegjës”, tha Rama.