Në ditën e Krishtlindjeve shumë familje të reja patën një tjetër gëzim të madh, atë të ardhjes në jetë të fëmijës së tyre.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau foto të bebeve të para në ditën e Krishtlindjeve në dy maternitetet e Tiranës, “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Glozheni”.
Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë për bonusin e bebes, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.