Kryetari i PD-së, Lulzim Basha lëshoi akuza të forta kundër Sali Berishës që u fut ditën e sotme në selinë blu.
“Spektakël i shëmtuar i së kaluarës që demokratët kanë vendosur ta lënë mbrapa, shkaku dihet. Dje është mbledhur këshilli kombëtar i PD-së, që ju e keni mbuluar, me standard dhe transparencë, kemi bërë përpjekjes për t’u shkëputur nga e kaluara e rrahjes së sallave, që Sali Berisha nuk ka lënë ish-kryetar pa e rrahur dhe pa i thyer dhëmbët. E sotmja është ndarja nga e kaluara e errët e Sali Berishës. Farsa me gjykatën në Francë që nuk dihet kur fillon dhe mbaron. Berisha në kulmin e dëshpërimit që 11 Dhjetori nuk prodhoi asgjë, sot ndërmori një akt që kujtoi cdo demokrati dhe shqiptari skena të harruara nga pjesa më e errët, nga një vit dhe kohë e mbrapsht. Asnjë demokrat. As anëtarët e këshillit kombëtar, që refuzuan thirrjen për bojkot ishin këtu të pranishëm” tha ai.