Prania e lodrave të pacertifikuara për fëmijët ka shtuar kontrollet e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, në prag të festave të fundvitit. Deri tani janë rreth 3500 lodra të sekuestruara prej tyre, një pjesë e të cilave kanë në përbërje kimikate të rrezikshme.
“Kemi lodra që kanë përbërje kimike kanë ftalate, zink, që thyhen lehtshëm nga fëmijët dhe mund të gëlltiten copëzat e tyre, lodrat xhelatinoze kryesisht lodrat e antistresit”.
Përgjegjës për këtë kryeinspektori bën importuesit.
“Kina prodhon për të gjithë botën, por importuesit tanë janë abuzues sepse porosisin lodra pa markim CE dhe pa standarde, e bëjnë sepse janë me një çmim 30 deri 40% më lirë se sa produktet me standarde”.
“Prindërit të jenë të kujdesshëm që të zgjedhin lodra me markim CE që tregojnë se janë brenda standardit dhe të lexojnë me kujdes manualin e lodrave”.
Për subjektet e kapura në shkelje të ligjit është bërë sekuestrimi i produkteve dhe janë gjobitur.