Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se akset rrugore kombëtare janë të kalueshme.
Sipas ARRSH-së, ka patur reshje bore ka pasur në Llogora, në Boboshticë-Dardhë km 7-14 dhe Dedaj-Razëm km i fundit.
“Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, informoi ARRSH.