UEFA njoftoi se për shkak të problemeve teknike me software në serverin e brendshëm, i cili i vendos ekipet që do të përballen në mes vete, shorti do të përsëritet.

Kështu, për herë të parë në histori u vendos për përsëritjen e shortit në garën më prestigjioze evropiane.

Lidhur me këtë gabim, ka reaguar edhe futbollisti i Manchester United, Bruno Fernandes, i cili u tall me UEFA-n.

“Në çfarë kohe është raundi i tretë i shortit”, shkroi ai në Twitter.

Në herën e parë Manchester Unitedit i ra shorti me Paris Saint-Germainin, kurse në herën e dytë ata u vunë përballë Atletico Madridit.