Bursat europiane u hapën sot me një rënie të theksuar edhe për shkak të volumit të ulët të tregtimit, pavarësisht ardhjes së festave të fundvitit.
Varianti Omicron i koronavirusit rikthen frikën në tregje, me kufizime të mundshme dhe efekte negative në rimëkëmbjen ekonomike.
Vendimet e bankave qendrore janë gjithashtu në qendër të vëmendjes, me FED që nuk i bind plotësisht investitorët.
Bursat kanë filluar negativisht për Parisin (-2,06%), Frankfurtin (-2,44%), Londrën (-1,77%), Madridin (-2,38%) dhe Milanon (-2,2%).
Edhe bursat aziatike mbyllën sesionin e parë të javës me rënie.
Rritja e infeksioneve të variantit Omicron të koronavirusit dhe efektet në rimëkëmbjen ekonomike janë në qendër të vëmendjes së qeverive të gjithë botës.