Do naldi dhe Beatrix kanë trazuar gjithë rrjetin me puthjet e tyre dhe shumë prej ndjekësve nuk e kanë pritur aspak mirë. Shkak për këtë është bërë marrëdhënia që Donaldi ka lënë pezull me Borën jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.
Kur ajo hyri pak kohë më parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Donaldi ia doli t’i rrëmbente nje puthje dhe të gjithë menduan se ata do të ribashkoheshin. Ky mendim u përforcua akoma më shumë kur Donaldi u kujdes që me anë të produksionit t’i dërgonte Borës varësen e tij për përvjetorin e njohjes së tyre. Bora u shfaq publikisht me varësen dhe deklaroi se do e priste Donaldin.
Mirëpo gjërat kanë ndryshuar me hyrjen e Beatrix në shtëpi. Ajo dhe Donaldi janë afruar së tepërmi dhe tashmë janë konfirmuar si çfit.
Çdo gjë që ka ndodhur pritet të sqarohet mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit dhe e shumëpritura duket se do të ndodhë. Bora Zemani do të futet sërish në shtëpi për t’i kthyer varësen Donaldit e për të sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien e tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur Dosja.al, ndërsa jemi gjithë sy e vesh për të parë rrjedhën që do të marrin ngjarjet më të përforlura të ditëve të fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.