Në një spital në Izrael është duke u kryer një studim mbi efektin e dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19 në rritjen e nivelit të antitrupave.
Në lajmin e Organizatës së Transmetimeve Publike të Izraelit (KAN) thuhet se në studimin e kryer në spitalin “Sheba” në Tel Aviv me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë izraelite 200 vullnetarëve do t’u jepet doza e katërt e vaksinës.
Më tej thuhet se ende nuk ka të dhëna në mbarë botën për dozën e katërt të vaksinës dhe është e paqartë nëse kjo do të rrisë nivelin e antitrupave.
Në lajm theksohet se qëllimi i studimit do të jetë shqyrtimi i efektit të dozës së katërt të vaksinës në rritjen e nivelit të antitrupave, me analizat që do t’u kryhen vullnetarëve para dhe pas vaksinës.
Gjithashtu në lajm thuhet se vullnetarët, nivelet e antitrupave të të cilëve u testuan në tre dozat e mëparshme të vaksinës ishin personel i spitalit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë izraelite, deri më tani 4.130.000 qytetarë izraelitë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.