Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 296 raste të reja me koronavirus nga 2,278 testime të kryera. Fatkeqësisht, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Tirana 78 vjeç, një qytetar nga Lushnja 81 vjeç. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të rasteve dhe të vdekurve nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 128 pacientë, 12 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 5,366 raste aktive me COVID ndërsa gjatë 24 orëve të fundit 402 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,700 që nga fillimi i epidemisë.