Qeveria zvicerane propozoi të premten një sërë kufizimesh për të pavaksinuarit, duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera europiane, të cilat po luftojnë me përhapjen e shpërthimeve të koronavirusit .
Sipas informacioneve, Këshilli Federal paraqiti 2 opsione:
1. E para parashikon miratimin e të ashtuquajturit rregulli ” 2G “, duke bërë të detyrueshme maskën, gjithashtu duke lejuar qasjen në eventet kulturore, sportive dhe argëtuese vetëm për të vaksinuarit dhe personat që janë shëruar nga Covid.
Qytetarët të cilët nuk mbajnë maskë, do të duhet të kenë një test negativ për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme apo për të hyrë në barë, restorante.
2. Alternativa e dytë parashikon mbylljen e zonave ku nuk është e mundur përdorimi i maskës.
Zvicra dhe fqinji i saj Lihtenshtajni kanë raportuar më shumë se 1.1 milion raste – më shumë se një e dhjeta e popullsisë dhe më shumë se 11,000 viktima që nga fillimi i pandemisë. Autoritetet vlerësojnë se rastet e mutacionit të ri shumë ngjitës Omicron pritet të dyfishohen gjatë javëve në vijim dhe se Omicron mund të bëhet varianti dominues nga mesi ose fundi i janarit.