Kushdo që mund të kishte dyshime tani mund të qëndrojë i qetë. Briken Calja është certifikuar zyrtarisht si nënkampion i botës për vitin 2021, pasi rezultatet antidoping treguan se peshëngritësi shqiptar është i pasur. Calja, i cili fitoi medalje të artë në stilin e shkëputjes dhe dy të argjendta, në shtytje dhe dygarësh, shkruan se është jashtëzakonisht i lumtur për këtë fakt.

Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes. Testet anti-doping dolën duke treguar pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit. Jam jashtëzakonisht im lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat. Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh, shkruan Calja.