Sot në puntatën e “Për’puthen” u transmetua takimi i Brunos dhe Efit.
Që në hyrje të takimit, Bruno i ofron asaj të shkojnë në shtëpinë e tij.
Ai shprehet se e ndjen shumë afër Efin dhe ka një pëlqim të madh për të, ndërsa të njëjtën gjë thotë edhe kjo e fundit, megjithëse pohoi dhe pëlqim tjetër për dikë tjetër
Pas kësaj dhe Bruno i thotë: “Edhe unë kam dikë tjetër në mendje kur jam me ty”.
Mesa duket kjo gjë e acaroi së tepërmi konkurrenten!
Pjesë nga biseda:
Bruno: Nga do vemë do shkojmë në shtëpi?
Efi: Ske qef ti të më marrësh në shtëpi. Pëlqimi është ndjenjë, çfarë të bën ty të shkosh në marrëdhënie seksuale me një femër?
Bruno: Më ngrihet humori…
Efi: Jemi shumë larg atij drejtimi, por gjithsesi më bëhet qefi që mendon kështu. Më pëlqen ti në tërësi, edhe fiziku jot, është gjëja e parë, ndërsa pëlqimi im i parë ishe ti, por nuk je i vetmi.
Bruno: : Edhe unë kam dikë tjetër në mendje kur jam me ty.
Efi: Po më acaron…thuaje po pati pëlqim ta dimë. Jemi në një pikë të njëjtë, apo erdhi goca e re edhe ke tjetër pëlqim edhe për të!