Stadiumi “AIR Albania” është gati për të mbajtur supersfidën e javës së 13-të, derbin e kryeqytetit, Partizani-Dinamo, sfidë që do të zhvillohet nesër në orën 19:45.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet e gjendjes së stadiumit dhe fushës së “AIR Albania” pas Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të zhvilluar ditën e djeshme nga Sali Berisha.
Çdo gjë duket gati për këtë sfidë qëpritet të dhurojë spektakël, por edhe deçizive për të dyja ekipet.