Ish-kryeministri Sali Beriha është shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA, dhe në këto kushte nisur nga fakti që e ka të pamundur që të shkojë në Amerikë, ai është lidhur me mbështetësit e tij online.

“Kjo është lëvizja më proAmerikane që nga vitet 1990. Është një lëvizje pro Amerikës, që lufton klikat narkokratike”, tha Berisha.

Krah tij është kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Sekretari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Grigels Muçollari.
Këshilli Amerikan i Kombit Shqiptar (NAAC) dhe shoqata historike “Vatra” nuk kanë qenë të pranishëm zyrtarisht në këtë takim