80% e zjarreve në banesa për shkak të gazit, vijnë nga bombolat ‘vrasëse’ që qytetarët i përdorin masivisht, ndërkohë që është rreptësishtë e ndaluar. Sipas kreut të zjarrfikësve në Bashkinë e Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, me uljen e temperaturave përdorimi i këtyre bombolave është masiv, çka rrit dhe rrezikun për jetën.

Bombulat e gazit që janë ngjyrë portokalli, 5 kg janë bombula kampingu. Këto bomubla nuk duhe ntë rimbushen, Pothuajse 80% e zjarreve me rrjedhje gazi dhe shpërthim gazi vijnë nga këto bombula.
Goxhaj hedh kritika edhe pikat e karburanteve që rimbushin këto bombola. Sipas tij, rimbushja duhet bërë në pikat e autorizuara. Përpos kësaj, ai rekomandon një sinjalizues për shtëpitë që përdorin gazin e lëngshëm.

Rimbushja e këtyre bombulave nuk duhet bërë në autogaze. Rimbushja e këtyre bombulave duhet bërë në pikat e licensuara. Çdo qytetar që përdor gazin e lëngshëm për ngrohje apo për gatim, duhet të ketë edhe sinjalizues që tregon rrjedhjen.
Një tjetër problematikë që vihet re, është mungesa e kontrolleve nga autoritetet për pikat e karburanteve.

Kontrollet patjetër që duhen, por duhet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve si dhe duhet edhe ndërgjegjësimi i bizneseve që tregotojnë gazin e lëngshëm. Rimbushja e bombulave në këto pika është rrezik, pasi ato janë autogaze për të mbushur automjetet, nuk janë për të mbushur bombulën e gazit që ti përdor në banesë.
Problem që vë në rrezik jetën e qytetarëve janë edhe oxhaqet metalike. Sipas zjarrfikësve, oxhaqet duhen të ndërtohen me tulla zjarrduruese që nuk e përcjellin nxehtësinë.