Teksa jashtë Kuvendit tetraplegjikët zhvillojnë një protestë, kryeministri Edi Rama është ndalur dhe ka biseduar me ta.

Kreu i qeverisë iu ka premtuar kësaj kategorie që ata do të dëgjohen nga ministrja e dikasterit përkatës.

“A e keni marrëveshjen me vete?! Ministrja do t’ju dëgjojë, mos rrini në shi! Do t’ju presë ministrja më pas unë do komunikoj me të”, tha Rama.

Pasi Rama i delegoi çështjen në fjalë ministres së Financave Delina Ibrahimaj, kjo e fundit doli nga salla e Kuvendit dhe po zhvillon një takim me ta.