Një diskutim ka lindur mes Beatrix dhe Donald.
Ky i fundit po mendonte për botën jashtë dhe kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak Beatrix, e cila u largua prej tij duke i thënë se nuk ka pse të mendojë, kur e ka atë brenda. Gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë biseda mes tyre që lidhen me të ardhmen e marrëdhënies dhe me jetën jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, ku u krijua afrimiteti dhe lidhja.
Beatrix: Mirë ik me Monikën se ajo të nxjerr nga gjendja.
Donald: Nuk jam në gjendje, mos më fut në atë gjendje.
Beatrix: Po ik ore. Ti po më akuzon mua se po të fus në atë gjendje.
Donald: Thjesht mos i shiko gjërat ashtu.
Beatrix: Ik ore, pse sheh dritat kot. Çfarë mendon?
Donald: Për botën jashtë.
Beatrix: Çfarë mendon për botën jashtë?
Donald: Çfarë do bëj kur të dal.
Beatrix: Po unë këtu si pemë, faleminderit për mirëkuptimin. Pse mendon për botën jashtë kur më ke këtu brenda mua, gjithë ky yll.
Donald: Ke të drejtë.
Beatrix: Jo nuk kam të drejtë fare. Më lër.
Donald: Mos më lodh se dua të rri kështu, nuk dua të çohem.
Beatrix: Po ik, ke jetën tate dhe botën tate përjashtë. Unë kam botën time këtu brenda momentalisht.