Për pak ditë përfundon kompleksi i ri i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Kurbin.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cila ka publikuar dhe disa foto nga transformimi rrënjësor që ka pësuar.
“Mirëmëngjes dhe me kompleksin e ri të shërbimeve për 120 mijë drejtues mjetesh të transportit rrugor në DRSHTRR Kurbin, për pak ditë drejt përfundimit, ju uroj një të diel të mbarë”, shprehet Rama.

Shërbimi i kontrollit teknik të mjeteve prej 31 majit po ofrohet nga shteti dhe Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ndaj po vijojnë investimet për përshtatjen e kapanoneve rajonale.

Falë këtyre investimeve në DRSHTRR-të në gjithë vendin janë siguruar kushte pune e shërbimi dinjitoze.