gjencia Kombëtare e Teknologjisë së Informacionit ka sqaruar me një njoftim lidhur me lajmin se platforma ‘e-Albania’, do t’i kalojnë privatit me 41% të aksioneve. Me anë të një njoftimi zyrtar, AKSHI ka bërë me dije se projektligji i ri që propozon krijimin e një kompanie të quajtur ‘dg tech’, e cila do të jetë nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të Teknologjise së Informacionit është hedhur për diskutim në platformën e konsultimit me qytetarët. Por ende nuk ka asnjë vendim final.
Për më tepër, AKSHI thekson se shërbimet publike për qytetarët nuk do t’i jepen kurrë “në duar” firmave private për t’i administruar.
“Projektligji i ri parashikon, ndër të tjera, ngritjen e një institucioni publik sh.a nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për të rregulluar marrëdhënien e shërbimeve që jep AKSHI karshi institucioneve publike në vend. Në asnjë rrethanë apo propozim, institucioni i ri nuk do t’i delegohet asnjë privati por përkundrazi, do të jetë nën varësinë e AKSHI-it, të qeverisë. Çdo punë e realizuar nga AKSHI, në veçanti e-Albania që është një pasuri kombëtare që ofron mbi 1,200 shërbime publike për qytetetarët, nuk do t’i jepet asnjëherë privatit për administrim,”-sqarohet në njoftimin e AKSHI.
Reagimi i AKSHI-t:
Nisur nga disa raportime aspak profesionale në mediat online, sqarojmë opinionin publik se nuk do të ketë asnjë delegim tek privati të platformës e-Albania. Në datën 22 Tetor, 2021, ka nisur konsultimi publik për një projektligj për qeverisjen digjitale nisur nga nevojat e vendit për shkak të rritjes së konsiderueshme të hapësirës digjitale. Projektligji i ri parashikon, ndër të tjera, ngritjen e një institucioni publik sh.a nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për të rregulluar marrëdhënien e shërbimeve që jep AKSHI karshi institucioneve publike në vend.
Në asnjë rrethanë apo propozim, institucioni i ri nuk do t’i delegohet asnjë privati por përkundrazi, do të jetë nën varësinë e AKSHI-it, të qeverisë. Çdo punë e realizuar nga AKSHI, në veçanti e-Albania që është një pasuri kombëtare që ofron mbi 1,200 shërbime publike për qytetetarët, nuk do t’i jepet asnjëherë privatit për administrim.
Me projektligjin e ri synohet që të ketë një administrim më të mirë të shërbimit të mirëmbajtjes së rrjetit, të shërbimit të internetit, licencave të Microsoft, licensimit me antivirus apo shërbimi helpdesk për punonjësit e administratës publike. Ne apelojmë që mediat të jenë korrekte në raportimet e tyre, që pavarësisht reagimeve individuale të personave të ndryshëm, të verifikojnë pretendimet e dhëna të cilat në këtë rast bien menjëherë poshtë pasi projektligji për e-qeverisjen është lehtësisht i aksesueshëm online në konsultimin publik. Gjithashtu, është mjaft e rëndësishme të promovojmë shërbimet online si një mundësi e madhe për ekonominë e vendit dhe jo të përhapim lajme të rreme.
Lidhur me këtë çështje u raportua se shoqëri aksionare do të ofrojë për autoritetet publike, autoritetet e pavarura dhe subjektet private të gjitha shërbimet sipas katalogut të miratuar më Vendim të Këshillit të Mbikëqyrjes. Po ashtu organizimi do të bëhej përmes Këshillit Mbikqyrës me nga shtatë anëtarë.