Julian Alavarez me atë çfarë ka bërë te River Plate në vitin 2021 është shndërruar në një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Sulmuesi i talentuar argjentinas pëlqehet nga shumë skuadra ndërkohë që sëfundmi garës për të firmosur me 21-vjeçarin i është shtuar edhe Bayern Munich që ka bërë edhe një ofertë zyrtare për Julian Alvarez.

“E di, më ka ardhur një ofertë nga Bayern Munich”, fjalë këto të thëna nga vetë Julian Alvarez që vështirësojnë punet për klubet e tjera të interesuara për të si Inter, Juventus, Milan apo edhe Fiorentina që e shikon si pasues të Dusan Vlahovic. Alvarez ka një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh nga River Plate ndërkohë që mbetet për t’u parë se çfarë dëshiron të bëjë klubi argjentinas me futbollistin. Për 21-vjeçarin interesohet gjysma e Europës pasi edhe Real Madrid, Sevilla, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Manchester United, Tottenham e Aston Villa kanë shfaqur interes për lojtarin.