Deri në fund të shkurtit duhet t’i komunikojë Borussia Dortmundit se cilat janë synimet e tij në lidhje me të ardhmen profesionale”. Ky është ultimatumi që i ka vendosur klubi sulmuesit norvegjez Erling Haaland.

Është “Bild” që citon burime shumë pranë klubit të Bundesligës, duke u bërë të ditur njerëzve të bomberit norvegjez se janë gati për një përpjekje të madhe ekonomiko-financiare për ta zgjatur kontratën që skadon më 30 qershor 2024.

Vendosja e kushtit të vetëm nënkupton që klubi të njoftohet menjëherë për dëshirat e lojtarit. Nëse dëshiron ta ndryshojë fanellën e tij, gjermanët do të donin të kishin disa muaj kohë për të gjetur një zëvendësues, të investonin te një projekt i ri.

21-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh në kontratën aktuale, teksa lakmohet nga shumë klube të mëdha evropiane: Real Madrid, Manchester City dhe Manchester United. Sikurse dihet, disa javë më parë agjenti i tij Mino Raiola takoi edhe presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.