Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar për Kuvendin Kombëtar që Sali Berisha ka thirrur në datën 11 dhjetor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çollaku shkruan me ironi se Berisha ka aq shanse të shkarkojë kryedemokratin Basha, sa strukturat paralele të Beogradit mund të shkarkojnë kryeministrin Albin Kurti në Kosovë.
“E vërteta kundër iluzioneve! Aq sa strukturat paralele të Beogradit në Kosovë mund të shkarkojnë Albin Kurtin, aq dhe një strukturë paralele (nëse quhet foltore ose jo) mund të shkarkojë Lulzim Bashën.”, shkruan Çollaku.