Në një kohë kur e gjithë bota ndodhej në ankth për shkak të variantit të ri të koronavirusit të quajtur Omicron, madje dhe shumë vende mbyllën kufijtë, një lajm i mirë vjen nga një prej ekspertëve më të rëndësishëm amerikan gjatë kësaj pandemie.
Gjatë një interviste, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci tha se tashmë është gati i sigurt që varianti Omicron nuk është më i rrezikshëm nga Delta, i cili aktualisht është dominant në botë.
Megjithatë, kreu i Institutit Kombëtar për Sëmundjet infektive shton se do të duhen ende dy javë të tjera për të konfirmuar plotësisht rrezikun nga ky variant i ri.
Omicron u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe ekspertët e parë që e studiuan deklaruan në krye të herës se ai mund të pësonte më shumë mutacione nga çdo variant i mëparshëm.