EMA ka rekomanduar miratimin e vaksinës kundër Covid të kompanisë amerikane Novavax. Rekomandimi, i cili pritet të ratifikohet në një miratim të plotë nga Komisioni Europian, do ta bënte vaksinën e bazuar në proteina, vaksinën e pestë të miratuar në bllok, shkruan Finacial Times
Sipas të dhënave, vaksina ka rezultuar 90.4 për qind efektive në provat klinike, duke përfshirë variantet e mëparshme shqetësuese. Paneli arriti në përfundimin se të dhënat mbi vaksinën ishin pozitive dhe plotësonin kriteret e BE-së për “efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë”, tha EMA.
Novavax dhe BE-ja kanë nënshkruar një marrëveshje në dhjetor të vitit 2020, për 200 milionë doza. Kompania ka thënë se do të nisë dorëzimin e dozave të vaksinës në janar të vitit të ardhshëm.
Aktualisht në BE janë miratuar vaksinat: Pfizer/BioNTech, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson&Johnson.