Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka folur rreth variantit më të ri të Covid-19. Alimehmeti u shpreh se Omicron po shpërndahet në mënyrë të shpejtë dhe koha e dyfishimit është shumë e shkrtër prandaj edhe vala goditëse do të jetë më e shkurtër se Delta.
“ Nuk është se ka ndonjë gjë shumë të çuditshme, fakti që vjen me sekuencimin gjenetik, duhet të kemi parasysh që kemi një kohë vonese për këtë lloj analize që është afro dy javë. Janë raste të paktën të para dy javëve. në një teknikë të vecantë që bëhet me PCR shihet që gjeni S bie, dhe kjo të jep një mundësi shumë të lartë që të kesh të bësh me Omicron. Omicron shpërndahet në mënyrë të shpejtë. Pse them që dy janë shumë?
Sepse në SHBA nga 0.7 % në dy javë Omicron shkoi në 73.2%. kështu edhe ne do i ngjajmë pjesës tjetër të Europës. Nëse mesatarja në Europë kanë qenë 40% raste Omicron edhe ne do jemi diçka më poshtë, por shumë shpejt do i kapim, sepse koha e dyfishimit të rasteve me Omicron është nga 3.2 në 3.6 ditë. Pra, është një kohë shumë e shkurtër. Edhe vala goditëse do jetë më e shkurtër në javë, jo sa ishte Delta. Megjithatë, fakti që ne jemi në Botë të hapur, do hynte. Nga ana tjetër nuk kemi ende një rritje të rasteve. Do presim me qetësi ditët në vijim” u shpreh Alimehmeti në ‘News 24’.
Ndër të tjera mjeku i njohur epidemiolog foli edhe për simpomtomat e variantit të ri të Omicron, dhe ku ndryshon ai nga variantet e tjera të koronavirusit.
“Që në fillim Omicron u pa si problematik për shkak të numrit të lartë të mutacioneve. Dhe shumë prej tyre ndodhen në zona që ne i dimë që ndodhen në trupat tonë. Pra që mbrojnë që ky virus mos na ngjitet. Duke parë ku ishin problemet është e qartë që bie edhe mbrojtja e antitrupave, pra personi ka një gjasë që të infektohet. Këtu po flasim qoftë për ata që e kanë kaluar, qoftë për ata që janë vaksinuar, dhe ky është varianti i parë që ka rritur gjasën e riinfektimit. Deri në këtë moment gjasa e riinfektimit vetëm ulej. Momenti i dytë është që po e njëjta hartë krahasohet me cfarë njihet nga qelizat T të sistemit imunitar.
Dhe është vënë re që nga 52 epitope, zonat që njohin limfocitet T, vetëm një ka ndryshuar. Dhe kjo është pjesërisht edhe arsyetimi pse ne nuk shohim forma shumë të rënda me këtë variant. Universiteti i Hong Kongut bëri studimet e veta, dhe pa që ky virus replikohet 70 fish më shumë në krahasim me Deltën, por në hundë dhe gojë, ndërkohë kur vjen puna për mushkëritë, ky përqëndrim është 10 fish më i ulët. Pra, kemi të bëjmë me dy komponentë. Një virus që ka ndryshuar karakteristikat e tij dhe jep më tepër sëmundje të rrugëve të larta dhe nga ana tjetër një nivel imuniteti popullate, qoftë përmes kalimit të sëmundjes qoftë përmes vaksinimit, që është i aftë ta njohë dhe të evitojë sëmundjen e rëndë. Dhe kjo është arsyeja pse po kemi kaq pak raste”- tha ai.