Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse brenda 6 muajve të ardhshëm Bullgaria vazhdon të vendosë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, Shqipëria do të kërkojë ndarjen me këtë shtet sa i takon rrugës për çeljen e negociatave për integrimin e vendit në BE.

“Jemi në një faze absurde të bllokimit të Maqedonisë nga Bullgaria. Kemi kërkuar një opinion nga qytetarët nëse ata do ta mbështesnin një qasje të re të politikës sonë të jashtme. Që do të thotë se nëse në fund të qeverisjes franceze, dmth 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm Bullgaria të vendos të bëjë veton, do të fillojmë që të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. është3 vendim me peshë në një natyrë strategjie. Pikët tona në vlerësime sa i takon këtij procesi rriten dhe dy komponentë në rritjen e pikëve janë hapat që ka filluar të ne sistemi i ri i drejtësisë, SPAK, që ka dhënë shenja të qarta qe nuk është prokurori e politikës, e partive, e të majtës apo të djathtës, por është institucion i Republikës.”, tha Rama.