10 Dhjetor, Elbasan- Në kudër të fushatës së ndërgjegjësimit të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me Ministren e Arsimit Evis Kushi, kanë marrë pjesë në aktivitetin e radhës në Shkollën ‘Bardhyl Popa” në Elbasan, nga ku janë dhënë mesazhet të forta për parandalimin e dhunës me bazë gjinore.
“Në vijim të turit tonë jemi sot në Elbasan për të dhënën mesazhet tona në këto 16 ditë, mesazhe të cilat duhet të shpërndahen kudo, në gjithë Shqipërinë, për të fuqizuar gratë dhe vajzat dhe mbi të gjitha për ti dhënë fund një herë e mirë çdo forme të dhunës me bazë gjinore”, tha Manastirliu.

Duke e konsideruar një fenomen endemic, Manastirliu tha se kjo fushatë për ndërgjegjësimin dhe shmangien e dhunës po vijon në çdo shkollë dhe turi lëvizës me autobusë do të jetë në të gjithë Shqipërinë në 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës.
“Në fakt për virusin e rrezikshëm ne kemi një armë dhe është vaksina. Kemi një tjetër fenomen endemik në shoqërinë tonë dhe nuk bëhet fjalë bvetëm për Shqipërinë, por është një fenomen mbarë botëror që është fënomeni i dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore, dhunës ndaj grave dhe vajzave kemi një vaksinë edhe për këtë fenomen, vaksina është edukimi, është arsimimi, ndaj ne kemi zgjedhur që kjo fushatë të jetë një fushatë intensive në çdo shkollë për të folur për atë çfarë duhet të bëjmë ne të gjithë sëbashku për ti thënë stop dhunës ndaj grave dhe vajzave”, theksoi Manastirliu.

Manastirliu nënvizoi se puna e strukturave shteterërore është e fokusuar në dy komponentë, parandalimi i dhunës dhe mbështetja e grave dhe vajzave të dhunuara.
“Jemi duke punuar ditë pas dite për të dy komponentët e rëndësishëm të kësaj beteje, e para është parandalimi duke forcuar të gjithë mekanizmin e bashkëpunimit ndërinsitutcional që është shumë i rëndësishëm duke filluar në komunitete, tek strukturat e bashkive, tek shërbimet sociale në territor në shkolla dhe në të gjithë ato insitutucione që kanë mundësi të evidentojnë fonomenet e dhunës. Dhe sigurisht më pas tek kurimi i këtyre fënomeneve, tek mbështetja për gratë dhe vajzat tek fuqizimi i tyre përmes punësimit, strehimit, formimit profesional dhe riintegrimit”, tha Manastirliu.

Ministrja Kushi në fjalën e saj u shpreh se: Unë ju falenderoj shumë që më keni bërë pjesë të kësaj vizite në Shkollën ‘Bardhyl Popa”, në qendër të Elbasanit, me vjen shumë mirë që bëhemi të gjithë bashkë pikërisht për të nsiur edukimin dhe ndërgjegjësimin nga shkollat, sepse vlerat më të mira qytetare mësohen tek çdo individ në moshë sa më të re”, tha Kushi.

Fushata ndërkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore zhvillohet nga datat 25 Nëntor-10 Dhjetor. Slogani mbarëkombëtar në këto ditë të fushatës është: “Bëje Botën Portokalli: Të ndalim dhunën ndaj grave, tani”. Janë 250 aktivitete të cilat do të zhvillohen nga MSHMS së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile, me të gjithë organizatat dhe institucionet. Njësia lëvizëse do të jetë kudo nëpër Shqipëri në këto 16 ditë të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore.